MiTo by Caterina Firenze sh.p.k prodhon këpucë, sandale dhe çizme për femra për markat më të njohura ndërkombëtare. Produktet tona shiten në të gjithë botën nën emrat e markave më të njohura. Marrëdheniet e qendrueshme që kemi krijuar me këto marka janë tregues suksei si një kompani e re në rritje.
Jemi të specializuar në këpucët për femra dhe punojmë produkte të përfunduara në disa kategori e stile përfshirë këtu dhe çmimet. Gjithashtu punojmë porositë e klientëve tanë duke kryer gjithë procesin e pjesëve të sipërme, duke e qepur përfundimish produktin dhe duke e përgatitur atë gati për treg.
Në ambjentet e fabrikës sonë moderne prej 10000 metrash katrore, prodhojmë këpucë, sandale dhe çizme të një cilësie të lartë. Makineritë tona nuk i kanë kaluar pesë vite pune dhe reparti ynë i prodhimit është i gjithi në një kat. Linja jonë e produkteve e fokusuar në një drejtim na bën të mundur të ofrojmë procese më të thjeshta me cilësi jashtëzakonisht të lartë.